nancy vanhorn takon kryetaren e re te gjykates kushtetuese ambasada amerikane mbeshtetja per sundimin e ligjit forcon drejtesine ne shqiperi 696532670c79b

Nancy VanHorn takon kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Ambasada Amerikane: Mbështetja për sundimin e ligjit forcon drejtësinë në Shqipëri

January 12, 2026
1 minut lexim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë deklaroi se mbështetja e vazhdueshme amerikane për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri synon forcimin e drejtësisë, luftën kundër narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane.

Sipas njoftimit, e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, përgëzoi kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, duke theksuar rolin thelbësor të këtij institucioni në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë dhe në mbajtjen përgjegjës të atyre që shkelin ligjin.

Ambasada nënvizoi se funksionimi i një sistemi ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm është kyç për stabilitetin demokratik dhe për krijimin e një mjedisi ku bizneset amerikane mund të zhvillohen dhe të konkurrojnë në mënyrë të ndershme në Shqipëri.

Njoftimi i Ambasadës:

Sot, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, përgëzoi Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, znj. Fiona Papajorgji, dhe diskutoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri.

Gjatë takimit u theksua se mbështetja afatgjatë e SHBA-së për reformën në drejtësi dhe institucionet e sundimit të ligjit avancon prioritetet e Presidentit Trump, përfshirë çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane.

Gjykata Kushtetuese luan një rol kyç në garantimin e drejtësisë për qytetarët e Shqipërisë, në mbajtjen përgjegjës të atyre që shkelin ligjin dhe në ruajtjen e një sistemi ligjor të drejtë, të parashikueshëm dhe funksional, i cili krijon një mjedis të favorshëm për zhvillimin e biznesit amerikan në Shqipëri.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rikthehet superiorja keto jane ndeshjet e javes se 19 te 696531bbd9688
Lajmi i mëparshëm

Rikthehet Superiorja, këto janë ndeshjet e javës së 19-të

plak ku jane djemte nena 80 vjecare rrefen dhimbjen per djemte e masakruar ne lufte 696532be9b751
Lajmi i radhës

“Plak, ku janë djemtë?” – Nëna 80-vjeçare rrëfen dhimbjen për djemtë e masakruar në luftë

Të fundit nga

Luana zbulon asetet, pak më shumë se që duhet

Luana Vjollca ka një trup perfekt. Moderatorja ka publikuar disa fotografi me bikini dhe duket më e nxehtë se kurrë. Duuke përshkruar dhe ndërruar pozat e saj, aksidentalisht Luana ka nxjerrur thithkat
ShkoLartë