Nami në Shqipëri, 19 vatra zjarri në 24 orët e fundit

min lexim

Zjarri po përhapet në gjithë hapësirën e vendit, duke u favorizuar edhe nga era. 6 prej 19 vatrave të zjarrit të raportuara 24 orët e fundit janë ende aktive.

Flakët e qëllimshme dhe nga pakujdesia që përfshinë disa zona në fshatin Shetaj të Durrësit prej më shumë se dy javësh ende nuk janë shuar.

“Edhe ditën e sotme vijon puna me mjete dhe gërmuese për të hapur rrugën në mënyrë që të arrihen vatrat nga forcat operacionale dhe të kryhet shuarja përfundimtare e tyre.”

Dhe në një sipërfaqe pyjore në fshatin Ndërlysaj në Shkodër flakët sipas përgjegjësit për Emergjencat Civile pranë Agjencisë Kombëtare Robert Hysenllari vijojnë prej tre ditësh.

Ndërsa në fshatin German pranë Parkut Kombëtar të Qafshtamës një vatër është aktive prej 1 gushtit.

“Janë angazhuar në shuarjen e vatrave forcat e Bashkisë Mat të mbështetur nga Forcat e Armatosura. Situata tashmë është drejt përmirësimit dhe pritet ditën e sotme të arrihet shuarja e vatrave të mbetura.”

Në Skuraj dhe Malin e Bardhë intensiteti i flakëve ka rënë, por në fshatin Bulshat të Mirditës është riaktivizuar një prej vatrave të shuara më herët ndërsa në Rehovë të Poliçanit është raportuar një vatër e re zjarri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Programet më të imituara nga hakerët për përhapjen e maluerëve

Story i radhës

Mahmood mezi pret të performojë sonte në Sunny Hill Festival

Të fundit nga