Mirjana Najçevska sqaron se heqja e “20 përqindëshit” nga Kushtetuta do të përfshinte disa gjëra, duke përfshirë mbetjen në histori të Marrëveshjes së Ohrit, pikat e së cilës përmbajnë formulimin 20 për qind.
“Heqja e “20 për qind” nga Kushtetuta nënkupton: Vendosjen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në raftin e historisë; Mbyllja e Ministrisë së Sistemit Politik; Heqja e çdo përmendjeje të përfaqësimit të drejtë; Heqja e të gjitha dispozitave që parashikojnë veprime afirmative lidhur me punësimin, studimin, avancimin; heqjen e dispozitave që i referohen parimit të Badenterit”, thotë Najçevska.
Ajo shton se nëse këto tri parti pajtohen me këtë, do të ishte mirë që ai 20 për qind të hiqet nga Kushtetuta, kundër së cilës vetë Najçevska ka qenë kundër që nga fillimi i saj.