Profesoresha maqedonase, Mirjana Najçevska ka vazhduar me opinionet e saj goditëse ndaj spektrit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ajo ka komentuar një takim bashkërendues të zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti me ministrat e tjerë të koalicionit VLEN.
“Aty ku u ndal BDI, e vazhdoi VLEN. Kjo në botë quhet shkatërrim i rendit kushtetues, cenim i shtetit ligjor dhe sigurisht margjinalizimi i institucioneve dhe zëvendësimi i tyre me pushtet partiak. Jo, Maqedonia nuk është shtet, por krahinë partiake”, shkruan ajo në rrjetet sociale.