Nait Hasani: Të ngulitet nëpër kokë, Kosova dhe Shqipëria duhet të përqafojnë këtë ideologji

November 28, 2024
1 minut lexim

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka theksuar rëndësinë e lidhjeve politike mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke deklaruar se ato duhet të shkojnë në frymën e bashkimit.

”Mardhëniet politike duhet të shkojnë në frymën e bashkimit’’, thotë ai.

Ai e përshkroi çështjen e bashkimit kombëtar si një ide që duhet të përvetësohet dhe të ngulitet thellë në mendjet e qytetarëve, përfshirë edhe në arsim.

“Çështja e bashkimit kombëtar është çështje e idesë që duhet marrë seriozisht. Duhet ngulitet nëpër kokë dhe mësohet edhe nëpër shkolla,” tha Hasani.

Ai tha, megjithëse në rrethana politike jemi dy shtete, është e rëndësishme të festohen të dyja ditët kombëtare dhe të shtetit.

Sipas tij, ideja e bashkimit është shumë e dashur për çdo shqiptar, por, siç e theksoi, Kosova është e monitoruar nga faktorë ndërkombëtarë.

 “Faktorët ndërkombëtarë kanë përcaktuar një kushtetutë që ka një nen që thotë se nuk duhet të ketë bashkim me Shqipërinë dhe as me Serbinë, si shtet i pavarur,” përfundoi Hasani.

Ai apeloi që përpjekjet për bashkëpunim dhe integrim të vazhdojnë, duke ruajtur identitetin e çdo kombi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Vetëbesimi mundet me ta thy kokën”, debat i fortë mes Gresës dhe Xuxit

Story i radhës

“Mami është mërzitur, as faleminderit nuk i keni thënë’/ Zbardhen përgjimet e vajzës së gjyqtares, Suel Çela i drejtohet Pajtimes: Për ty hidhem në zjarr unë!

Të fundit nga

ShkoLartë