Nagavci tha se UP bëhet me statut të ri, vjen demanti i Gjinovcit

July 20, 2023
1 minut lexim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci njoftoi pak më parë përmes rrjetit social Facebook  se Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës sot ka miratuar Statutin e rishikuar.

Ndaj ministres Nagavci pa vonesë reagoi anëtari i Komisionit për Statutin e UP-së, Rron Gjinovci i cili demantoi se puna ka përfunduar.

Postimi:

“Është mirë dikush me informu Ministren e Arsimit që puna e Komisionit për Statutin UP-së (ku bëj pjesë) nuk ka përfundu, prandaj nuk ka nevojë me u ngutë me marr kredite që s’i takojnë, madje edhe kur përfundon puna”, shkroi ai në fb

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjykata në Vranjë në Serbi mban seancë pas ndalimit të dy filmave të artistit shqiptar

Story i radhës

Kosova U22 zbarkon në Çeki!

Të fundit nga

ShkoLartë