Nagavci: S’kemi raport zyrtar, nga informata procesi mësimor nuk po zhvillohet në veri

May 30, 2023
1 minut lexim

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka folur edhe për situatën në veri të vendit.

Ajo ka sqaruar se nuk kanë raport zyrat nëse është ndërprerë mësimi, por që kanë informata se nuk po zhvillohet procesi mësimor.

Sipas saj, e gjithë kjo situatë po vjen si pasojë e organizmit të grupeve kriminale në atë pjesë.

“Aktualisht jemi në dijeni për situatën atje, sigurisht se jemi të informuar si kabinet qeveritar por edhe si institucione. Sa i përket asaj, nuk kemi pranuar raport zyrtar nëse është ndërprerë apo jo mësimi, por që kemi informata se atje nuk po zhvillohet procesi mësimor”.

“Unë besoj se kjo është një ndër faktorët kryesor të gjendjes aktuale atje, jo nga nxënësit por nga grupet kriminale”, tha Nagavci.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tensionet në veri/ Përpjekje për të organizuar një takim mes Kurtit e Vuçiçit

Story i radhës

Danimarka investon 21 miliardë dollarë për mbrojtjen

Të fundit nga

ShkoLartë