Për vdekjen tragjike të tre të rinjve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.
Në një postim në profilin e saj në Facebook, ministrja Nagavci ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tre të rinjve si dhe thekson se Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra sesa Ligji aktual në fuqi.
Postimi i saj i plotë:
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e tre të rinjve si pasojë e aksidentit tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Një veprim i jashtligjshëm, mosrespektimi i rregullave dhe sjellja e papërgjegjshme e disa të rinjëve mbrëmë, la pasoja tragjike për viktimat Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.
Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Syla, Delina dhe Bibaj, të afërmve e miqve, për humbjen e më të dashurve të tyre. Lutem që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.
Të lënduarve ju dëshiroj shërim të shpejtë e të plotë.
Respektimi me përpikëri i rregullave në trafik, parandalon rrezikun për aksidente në komunikacion, ndërkaq Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra sesa Ligji aktual në fuqi.