nagavci ambasadorit japonez do te ishte e mireseardhur rritja e numrit te bursave 620cebadeaf77

Nagavci, ambasadorit japonez: Do të ishte e mirëseardhur rritja e numrit të bursave

February 16, 2022
1 minut lexim

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Abrëri Nagavci, ka thënë se do të ishte e mirëseardhur rritja e numrit të bursave për studentët kosovarë në Japoni.

Ajo, në një takim me të ngarkuarin me punë të ambasadës japoneze në Prishtinë, Keisuke Yamanaka, ka theksuar se Japonia ka prezencë të vazhdueshme përmes projekteve në Kosovë.

“Yamanaka riafirmoi angazhimin e tij për të promovuar dhe forcuar më tej marrëdhëniet miqësore mes Japonisë dhe Kosovës. Japonia ka ndihmuar dhe sërish do të mbështesë projektet që synojnë avancimin në edukim, për çka u shpreha falënderuese”.

“Biseduam për përvojat e suksesshme të të rinjve tanë në arsimin e lartë dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm dhe të shtuar në fushën e arsimit. Diskutuam për gjendjen aktuale në arsim, për vështirësitë që ka sjellë pandemia në procesin mësimor, për të arriturat dhe punët që janë duke u bërë në MASHTI për të përmirësuar cilësinë dhe për të siguruar gjithëpërfshirje në arsim”,ka shkruar Nagavci në rrjetin social Facebook.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

dyshohet se i vuri eksploziv nje objekti ne ndertim ne shengjin arrestohet autori i dyte i dyshuar 620cebabd979b
Story i mëparshëm

Dyshohet se i vuri eksploziv një objekti në ndërtim në Shëngjin, arrestohet autori i dytë i dyshuar

d181d0b5 d0b3d180d0b0d0b4d0b0d182 d0bdd0bed0b2d0b0 d0b2d0b5d0bbd0bed181d0b8d0bfd0b5d0b4d181d0bad0b0 d0b8 d0bfd0b5d188d0b0d187d0bad0b0 620cecce72f9c
Story i radhës

Се градат нова велосипедска и пешачка патека на булеварот Видое Смилевски Бато

Të fundit nga

Sa kohë mund të kalojë Diddy në burg?

Sean “Diddy” Combs mund të dënohet me burgim të përjetshëm për akuzën e shantazhit. Poashtu, ai përballet me një dënim tjetër minimal prej 15 vjetësh nëse shpallet fajtor për trafikim seksual. Artisti
ShkoLartë