nafta zbret serish cmimi bie ne 223 leke per liter shkak edhe ulja ne bursa 622b2fe55526e

Nafta zbret sërish/ Çmimi bie në 223 lekë për litër, shkak edhe ulja në bursa

March 11, 2022
1 minut lexim

Trendi rënës i çmimit të naftës vijoi edhe këtë të premte në vendin tonë. Sot në pikat e karburanteve çmimi i një litri naftë zbriti në 223 lekë, nga 243 që ishte një ditë më parë.

Kjo rënie me 20 lekë vjen pasi çmimi i karburanteve në fillim të javës në tregun tonë arriti në nivele historike, në 260 lekë.

Çmimet më të ulëta në tabela, sipas operatorëve, janë reflektim i uljes që ka pësuar nafta në tregjet ndërkombëtare.

Këtë të premte, në bursa çmimi i naftës zbriti në 109 dollarë për fuçi, 4 dollarë më pak nga një ditë më parë. Ky qetësim i tregjeve erdhi pas deklaratës së Organizatës së Vendeve Eksportuesve të Naftës se do të rrisë prodhimin.

Tregu i hidrokarbureve po hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës, por jo për të ndërhyrë në çmime, por për të kuptuar nëse operatorët kanë marrëveshje me njëri-tjetrin për të fiksuar çmimet e karburanteve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

burra gra dhe femije lypnin ne prizren ndalohen 8 shqiptare 622b2f30c23f4
Story i mëparshëm

Burra, gra dhe fëmijë lypnin në Prizren, ndalohen 8 shqiptarë

call of duty warzone vjen ne platformat mobile 622b2fe7ce36a
Story i radhës

Call of Duty: Warzone vjen në platformat mobile

Të fundit nga

Mexhiti nga Uashingtoni: E pluribus unum!

13 Uashington, 21 janar – Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti është shprehur se, me Administratën Trump do të punojmë ngushtë për një Maqedoni të Veriut euroatlantike, pa korrupsion dhe të zhvilluar ekonomikisht.
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë