Nafta u shtrenjtua/ Në dy ditë u rrit me 9 lekë, shkak çmimi në bursa

July 31, 2023
1 minut lexim

Në pompat e naftës, prej një jave nafta dhe benzina po blihet më shtrenjtë nga qytetarët. Që nga vendimi i fundit i bordit të transparencës nafta po shitet deri në 9 lekë më shtrenjtë.

Çmimi korrespondon me lëvizjet në tregjet ndërkombëtare, por kjo jep sinjale të forta negative për rritjen e inflacionit gjatë muajve pas ardhës.

Gjatë korrikut kërkesa për naftë në rang global u rrit në nivele rekord, ndërsa Arabia Saudite ka reduktuar prodhimin me 1 milion fuçi në ditë deri në shtator.

1 muaj e gjysmë pas shfuqizimit të Bordit të Transparencës çmimet janë rritur dy herë duke u shtrenjtuar në një total prej 9 lekësh. Më 26 maj çmimet qëndronin në 176 lekë për naftën dhe 179 për benzinë.

Por më 17 korrik shtrenjtimi i parë ndodhi me nga tre lekë për të dyja produkte, ndërsa nga 26 korriku çmimet në operatorët më të mëdhenj të tregtimit qëndron në 184 – 185 lekë për naftën dhe 187 – 189 lekë për benzinën.

Çmimet në bursa tregojnë se referenca për naftën brent ka shkuar në 85.50$ për fuçi, ndërsa nga mesi i qershorit volumi i tregtimit është rritur me 18% në fund korriku.

Ndërkohë çmimet nga dogana tregojnë e në 25 maj nafta hynte në vend me çmimin 690$ për ton, ndërsa në 27 korrik çmimi është 864$ për ton.

Edhe benzina ka pësuar një rritje me gati 100 dollarë për ton nga 26 maji. Por, gjatë kësaj periudhe dollari është dobësuar me gati 20% në kursin valutor, gjë e cila ka amortizuar disi rritjen e çmimeve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kreu i grupit ‘Wagner’: Nuk ka plane për rekrutim përderisa nuk kemi mungesë të personelit

Story i radhës

Gjykimi i Muhamet Alidemajt për masakrën e Izbicës, dëshmitari përlotet kur kujton vrasjen e 12 fëmijëve të fshatit

Të fundit nga

ShkoLartë