Çmimi i naftës në Shqipëri mbetet më i lartë në rajon ndërsa ekspertët kundrshtojnë me forcë mënyrën se si po funksionon bordi i transparencës. Ndërkohë opozita akuzon qeverinë për keq menaxhim të situatës së çmimeve.
Nënkryetarja e LSI, Brisida Shehu, në një lidhje me Skype në Vizion Plus tha se nga Bordi i Trasnparencës nuk ka bërë asnjë transparencë. Sipas saj, është skandaloze se si çmimet e karburantit lëvizin në 24 orë.
“Problemi që ekziston është se u quajt bord transparence, por s’ka bërë asnjë transparencë. Është skandaloze se si çmimi lëviz në 24 orë në Shqipëri. Ne nuk dimë asgjë, s’ kemi asnjë lloj transparence. Është abuzim, me duket sikur këta po testojnë atë frymën e shqiptarëve për të protestuar”, tha Shehaj.
Ajo theksoi se: “Bordi funksionon si një çetë hajdute, vrastare. E njëjta gjë me atë bordin tjetër që s e dimë si përcaktohet cmimi i vajit e orizit. Nuk kemi parë ndonje mbledhje të këtij bordit, asnjë lloj transparence”