schedule16:48 – 5 Mars, 2022
Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë një video live nga një karburant në Tiranë, tabelat e të cilit tregojnë se ccmimi i naftës dhe benzinës janë 230 lekë për litër. Basha tha se qeveria duhet t’u vijë menjëherë në ndihmë qytetarëve duke hequr Taksën e Qarkullimit.
“Qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë dhe t’u vijë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve. I ka të gjithë mekanizmat, përmes uljes së taksave që ndikojnë në çmimin e karburanteve”, tha Basha. /