Të hënën, Novak Gjokoviç filloi javën e 200-të radhazi në mesin e dhjetë tenistëve më të mirë në botë. Pavarësisht se fitoi dy tituj në dy javët e mëparshme, tenisti serb mbeti lojtari i shtatë në renditjen e fundit të ATP-së.
Ndërkohë një rekord absolut për këtë parametër, qëndrimit në “Top 10” në vazhdimësi, është në pronë të spanjollit Rafael Nadal, i cili qëndron në mesin e më të mirëve të “sportit të bardhë” për 890 javë radhazi.
Tingëllon i pabesueshëm fakti që Rafael Nadal, nuk është larguar nga “Top 10” nga muaji prill të vitit 2005, kur hyri për herë të parë.
Mes Rafael Nadallit dhe Novak Gjokoviçit, në këtë listë është Alexander Zverev me plot 250 javë në “Top 10”, por duke marrë parasysh dëmtimin e gjermanit, kjo seri së shpejti mund të ndërpritet.