Nadal: Nëse kjo gjë më ndodh sërish, atëherë karriera ime ka marrë fund

April 26, 2024
1 minut lexim

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është rikthyer në fushë me shpresën që të fitojë minuta të rëndësishme për të qenë gati për grand slam e Roland Garros.

Fituesi i 22 grand slam po luan në turneun Masters të Madrid, ku fitoi në raundin e parë ndaj një 16-vjeçari.

Tani nisin për Nadal sfidat e vërteta, ndaj spanjolli shpreson që të luajë sa më shumë dhe të jetë në formë për eventet kryesore. “Nuk e mohoj që Roland Garros dhe Olimpiada janë dy objektivat e mi kryesorë për këtë vit. Por s’kam vendosur ende”, tha Nadal.

“Dua të jem në 100% të formës para se të vendsos të luaj në Paris.

Gjithsesi, një gjë e di me siguri. Nëse dëmtohem sërish, atëherë karriera ime ka marë fund përfundimisht. Shpresoj të bëj një paraqitje sa më të mirë dhe të testoj veten deri në fund”, tha Rafael Nadal.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Ti godit Heidin, pastaj…”/ Romeo thur plane me Meritonin, ja çfarë pritet të bëjnë

Story i radhës

Hapet rast ndaj ish-presidentit malazez Milo Gjukanoviq, kjo pasi ai dha një intervistë për mediat atje

Të fundit nga

ShkoLartë