“Na vjen Saliu tre herë në ditë”, Rama tregon “shqetësimin” e dibranit për Rrugën e Arbrit

February 26, 2022
1 minut lexim

schedule13:04 – 26 Shkurt, 2022

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Dibër. Në një takim me të rinjtë, Rama ka prezantuar kandidatin e Partisë Socialiste, Rahim Spahiu për zgjedhjet e pjesshme lokale që do ta zhvillohen edhe në këtë bashki.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri nuk la pa ironizuar edhe kampin kundërshtar. Kryesocialisti tregoi bisedë me një dibran që sipas tij i kishte sjellë “shqetësim” ndërtimi i Rrugës së Arbrit.

“Ça na bërë me këtë Rrugën e Arbrit se na vjen Saliu tre herë në ditë. Ne nuk e  kemi këtë shqetësim se këtu kështu janë ndarë punët. Vareja është për të prishur, brava për të mbyllur derën ne jemi për të hapur dyert dhe ndërtuar.

E mira e demokratëve, e mira e tyre është që ata sado që na shajnë janë rehat se punët ua bëjmë ne. Rruga nuk është për socialistët është për të gjithë dibranët. Rasti i Rahimit është tipik sesi politika mund të bëjë mirë.

Dy arsye kanë këta që shihni në televizion o vjedhin, o lenë emër. Ka edhe ndonjë që edhe vjen edhe shkatërron edhe lë emër dhe derisa i thotë Amerika ik se na lodhe”, u shpreh kryeministri. g.v/

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Rama: U bëra top në lojë dhe qeshnin me mua

Story i radhës

Kuzeska: Tani e shohim se sa e rëndësishme ishte anëtarësimi në NATO

Të fundit nga

​Kadri Veseli feston datëlindjen e 58-të

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e tij të pesëdhjetetetë. Ai u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. Dy vite

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë