Na përloti! Çfarë nuk u pa në ekran pas golit fantastik të Mirlind Dakut

Mirlind Daku, gjilanasi 193 cm në në sulmin e kombëtares shqiptare shënoi golin e dytë që çimentoi fitoren e Shqipërisë ndaj polakëve. Pas golit, Daku i emocionuar hoqi bluzen duke festuar.

Heqja e bluzes pas shënimit të golit është e ndaluar në rregullat e futbollit gjatë viteve të fundit dhe menjëherë arbitri e dënoi Dakun me karton te verdhë.

Ai e hoqi bluzen me kast për të treguar tatuazhin që kishte në shpatullën e djathtë, i cili ishte një mesazh dedikuar komandannt Agim Ramadanit me nofkën “Katana” si edhe batalionit që theu kufirin me Serbinë në Koshare shkruan AlbEu.com.

Në tatuazh shkruhej: Katana-138.

Ajo që nuk u pa në ekran ishte pikërisht momenti i dhënies së kartonit ndaj Dakut, megjithatë ja vlejti sakrifica për një mesazh të tillë që ngre peshë zemrat e shqiptarëve.   /albeu.com

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosova e nis me fitore, mposht Maqedoninë Veriore 

Story i radhës

Qeveria do të flas me secilin deputet veç e veç

Të fundit nga