Pak orë përpara protestës së thirrur nga Partia Demokratike, Kryeministria mori masat për ruajtjen e godinës.
Siç duket dhe nga fotoja, dyert kryesore të kryeministrisë janë izoluar me pllaka metalike për të shmangur dëmet nëse ndodh ndonjë situatë e paparashikuar.
Protesta është thirrur në orën 16:00 të së shtunës, ku qytetarët pritet të grumbullohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Më pas të stacionohen përpara zyrës së shefit të qeverisë.