“Nuk e dinim se po na dërgonin në Ukrainë, po vrasim njerëz paqësorë”, thonë ushtarët rusë që janë zënë rob nga forcat ukrainase.
Me lot në sy ushtarët e rusë të kapur nga forcat e sigurisë ukrainase gjatë operacioneve më territorin ukrainas pranojnë se “ata nuk e kishin idenë se po i dërgonin për të pushtuar Ukrainën”
Ata rrëfejnë se autoritet ruse i detyruan të vrasin njerëzit që mbrojnë territoret e tyre, shkruan Daily Mail.
Nëpërmjet një video që forcat ushtarake ukrainase publikuan në Facebook, ushtarët rusë thonë se “i çuan si ushqim në gojën e ujkut, që të vrasin njerëz paqësorë”.
Një tjetër i bëri thirrje Kievit dhe Moskës që të largonin fëmijët nga zona e luftës, ndërsa një tjetër theksoi se “askush nuk e dëshironte luftën.”
Ukraina pretendon se ka vrarë rreth 5.800 ushtarë rusë që prej fillimit të luftës më 24 shkurt.
Nga ana tjetër 2 mijë civilë janë vrarë deri më tani nga sulmet e njëpasnjëshme ruse, sipas autoriteteve të vendit, shkruan BBC.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur të shuajnë më shumë se 400 zjarre që shpërthyen pas bombardimeve ruse në të gjithë vendin dhe çaktivizuan 416 eksplozivë.
“Gjatë shtatë ditëve, që kur ka filluar lufta, Rusia ka shkatërruar qindra qendra transporti, ndërtesa rezidenciale, spitale dhe kopshte,” thanë autoritetet.