Mynhen, Kovaçevski takime me Blinken e Lajçak

February 19, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Entoni Blinken dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.

“Një takim i përzemërt me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Entoni Blinken, gjatë fjalimit të Zëvendës Presidentes së Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. Ndajmë mendimin se së bashku jemi më të fortë si aleatë të NATO-s”, ka shkruar kryeministri Kovacevski në profilin e tij në Facebook.

Sekretari Blinken, ka shprehur mbështetjen e plotë për dialogun dhe miqësinë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe ndau dëshirën e sinqertë për të na parë së bashku në BE.

“Shtetet e Bashkuara mbeten partneri ynë i përkushtuar në tejkalimin e sfidave”, ka shkruar kryeministri Kovacevski në Facebook. Ndërsa në takimin Kovaçevski –Lajçak kryemisnitri e ka njoftuar zyrtarin evropjna me “aktivitetet e përbashkëta me kryeministrin e Bullgarisë, Kirill Petkov për intensifikim të bashkëpunimit bilateral dhe për punën e pesë grupeve të punës për ekonomi, infrastrukturë, kulturë, integrim në BE dhe histori, të cilët kanë detyrë të përgatisin udhëzues për realizimin e Marrëveshje për fqinjësi”.

Nga shërbimi qeveritar njoftohet se “Lajçak ka dërguar përkrahje të fuqishme për integrim të Maqedonisë së Veriut në BE. Në takim është biseduar edhe për bashkëpunimin rajonal, iniciativën “Ballkani i Hapur” dhe dialogun Kosovë – Serbi. Në këtë drejtim, Kovaçevski ka bërë të qartë se vendi është për të gjitha format e dialogut, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa shprehu mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial për stabilitet dhe siguri në Bosnje e Hercegovinë, në përputhje me Marrëveshjen e paqes së Dejtonit”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kancelari Scholz: Kur them BE, nënkuptoj edhe Ballkan Perëndimor

Story i radhës

Zjarr i madh në malësi të Sharrit

Të fundit nga

ShkoLartë