Muzeu Britanik përjashton një punëtor pas zhdukjes së disa artefakteve

August 16, 2023
1 minut lexim

Muzeu Britanik në Lodër e ka larguar nga puna një pjesëtar të stafit dhe policia është duke kryer hetime pas raportimeve se disa artefakte janë “zhdukur, vjedhur apo dëmtuar”.

Aty përfshihen bizhuteri, gjësende të arit dhe gurë të madhësive e formave të ndryshme.

Muzeu ka thënë se shumica e këtyre artefakteve janë ruajtur në një depo.

Drejtori i Muzeut Britanik, Hartwig Fischer, ka thënë se muzeu do të bëjë përpjekje për rregullim dhe gjetjeve të artefakteve.

“Ky është një incident tejet i pazakonshëm. E di që flas për të gjithë kolegët kur them se ne e trajtojmë me shume seriozitet ruajtjen e këtyre gjërave”.

Muzeu ka thënë se ndaj pjesëtarit të përjashtuar nga puna do të merren veprime ligjore.

Policia e Londrës ka nisur të bëjë hetime, ashtu sikurse vetë muzeu, ndaras./REL

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Panairi i punës në Gostivar, Grubi: Mbi dy mijë vende pune në “Bechtel & Enka” për projektin Korridori 8 dhe 10D

Story i radhës

“Vizita e ministrit të Kurtit në vazhdën e takimeve të Ahmetit”, Ademi: Ndryshimet kushtetuese jetike, do përfshihen 6 komunitete

Të fundit nga

Rusia akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po vazhdon të dërgojë municione në Ukrainë. Në një deklaratë të publikuar më 28

Chelsea drejt një tjetër goditjeje në sulm

Chelsea është shumë pranë realizimit të një tjetër transferimi të rëndësishëm në repartin ofensiv. Sipas asaj që raporton Sky Sports News, klubi londinez ka arritur një marrëveshje me Liam Delap, sulmues premtues
sqmken
ShkoLartë