Mustafa vazhdon dëshminë në Speciale

July 18, 2023
1 minut lexim

Sot në Hagë vazhdon seanca ku dëshmon Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, në rastin ‘Thaçi dhe të tjerët’.

Ndryshe dje dëshmitari Rrustem Mustafa- Remi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ka filluar dëshminë me pyetjet nga avokati Ben Emerson.

Po ashtu dje Mustafa është pyetur edhe për Kushtetutën e Kaçanikut e miratuar me 7 shtator 1990. Mustafa tha se kjo ajo kushtetutë është miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të asaj kohe.

Po ashtu Mustafën, ka filluar ta marr në pyetje trupi gjykues pasi që palët kanë përfunduar pyetjet dhe kundër-pyetjet e tyre.

Fillimisht janë bërë pyetje nga gjykatësi Christoph Barthe dhe më pas nga gjykatësi Guenawl Mettraux, ku pyetjet e këtij të fundit pritet të vazhdojnë sot.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Babai me vajzën shkuan për të prishur martesën, plas dhuna mes miqve – tre përfundojnë në pranga

Story i radhës

Qytetet do “përvëlohen”, temperaturat sot arrijnë deri në 43 gradë

Të fundit nga

ShkoLartë