Mustafa Shentop: FETO-ja terroriste, problem serioz edhe për Maqedoninë e Veriut

December 21, 2022
1 minut lexim

Organizata terroriste FETO nuk është një problem serioz vetëm për sigurinë kombëtare të Turkiyes, por edhe të Maqedonisë së Veriut, tha kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Türkiyes (TBMM), Mustafa Shentop, gjatë takimit me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferi.

Marketing

Siç njoftojnë nga TBMM-ja, Shentop në këtë takim ka përcjellë pritshmëritë e Turkiyes që strukturat e lidhura me FETO-n të mbyllen dhe personat e lidhur me organizatën të deportohen nga Maqedonia e Veriut.

Şentop theksoi se Republika e Turkiyes mbështet fuqishëm integrimin euroatlantik të vendeve të Ballkanit dhe veçanërisht të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, ai uroi për fillimin e negociatave të Shkupit për anëtarësim në BE dhe u shpreh i bindur se vendi do të bëhet anëtar i BE-së brenda një periudhe të arsyeshme kohore.

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me këtë theksoi se me Republikën e Türkiyes ruajnë miqësi dhe partneritet të fortë tradicional, ndërsa bashkëpunimi dypalësh midis të dyja vendeve është dinamik në të gjitha nivelet dhe veçanërisht në nivelin parlamentar.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Kuvendi, Xhaferi u shpreh i kënaqur për vizitën e sërishme të kryeparlamentarit Şentop, e cila përkon me shënimin e 21 Dhjetorit, Ditës së Mësimit në Gjuhën Turke. /TRT

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kursi i FSHF për trajnerin e përgatitjes atletike, ja kush janë lektorët e njohur

Story i radhës

Zbuloni datat e lindjeve të grave që kanë një të ardhme të shkëlqyer

Të fundit nga

ShkoLartë