Tenori i mirnjohur nga Shkupi, Mustafa Imeri, është emëruar drejtor në Filarmoninë e Maqedonisë së Veriut. Ai është shqiptari i parë i emëruar në postin më të lartë të një institucioni që i ka pasur dyert pothuajse hermetikisht të mbyllura për artistët shqiptarë. Imeri vjen në këtë post si kuadër nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, pjesë e koalicionit VLEN.
Burimi: alfax.mk