Mustafa i PDK-së: Institucioni i Trustit mbetet pa bord përderisa mjetet financiare po shënojnë rënie

Arben Mustafa, “ministër” në hije i financave në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se vlera e mjeteve të Trustit po vazhdon me rënie të theksuar.

Në këtë situatë ai e ka përmendur mungesën e bordit të Trustit Pensinal të Kosovës, si organ vendimarrës.

“Vlera e mjeteve pensionale të investuara nga Trusti po shënon rënie të theksuar, ndërsa Bordi Drejtues i Trustit, i cili është organi kryesor vendimmarrës në këtë institucion vazhdon të jetë jofunksional si pasojë e moszgjedhjes së anëtarëve të rinj të Bordit nga Kuvendi i Kosovës”.

Ngathtësia e institucioneve në kryerjen e detyrave të tyre po rrezikon seriozisht kursimet pensionale të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Story i mëparshëm

Po përballeni me vështirësi në jetë? Kjo histori do t’ju emocionojë dhe do ju ndihmojë t’i përballoni

Story i radhës

Kupa e Kosovës, vëmendja te derbi mes Prishtinës e Ballkanit

Të fundit nga

Keqardhja e milanistit

Tijjani Reijnders ishte një nga afrimet e shumta të Milanit gjatë verës së kaluar. Mesfushori holandez