Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka akuzuar presidentin Aleksandar Vuçiq se po vazhdon me dezinformimin e tij ndaj qytetarëve serbë në veri.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se dezinformata është e lindur në Rusi dhe është rritur në Serbi, ndërsa po përdoret me më madhe nga Vuëiq për qytetarët serbë.
“Dezinformimi lindi në Rusi dhe u rrit në Serbi, po përdoret shumë në Kosovë, në ditët e sotme edhe kundër qytetarëve serbë në veri të Kosovës, kundër atyre që janë kundër kriminelëve dhe politikës së Vuçiqit për Kosovën.
Dezinformacija #disinformation was born in #Russia and grown in #Serbia heavily used in #Kosovo, nowadays also against #Serb citizens in north of Kosovo, against those who are against criminals and #Vucic‘s policy on Kosovo. Cheep fake = Vucic’s production pic.twitter.com/nF0oYyLK30
— Agim Musliu (@agim_musliu) December 25, 2022
Mashtrim i lirë = prodhim i Vuçiqit”, ka shkruar ai duke iu referuar një videoje në internet ku dëgjohen kinse të shtëna armësh në Zubin Potok.