musliu te shohim kur do te kendellet albin kurti fitore pacolli ti ktheje 200 mije euro ska moral te flase 68737ef0e229f

Musliu: Të shohim kur do të këndellet Albin Kurti – Fitore Pacolli t’i kthejë 200 mijë euro, s’ka moral të flasë…

July 13, 2025
1 minut lexim

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e quajti të papranueshme situatën politike me ngërçin në Kuvend.

“Varet sa ia ka qitë rekordin Albin Kurti. Ndoshta ia ka qitë rekordin me 100… Jo që ështe e teprueshme por e papranueshme. E shkatërroi vendin. Moskonstituimi ka fillu të ndjehet në çdo pore të jetës. Ju e  dini që shumë shpejt plot institucione të pavarura e kalojnë afatin dhe dyert për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve… Albin Kurti nuk e di deri në sa ia ka qit rekordin sepse ju e dini që ky është një kompjuter qysh janë mësu këta të vet me qujt”, tha ajo duke shtuar se as sot nuk pret ndonjë ndryshim.

“Dhe të shohim se kur ky njeri do të kfjellet dhe të marrë një vendim”, u shpreh ajo.

Duke komentuar deklaratën e deputetes së LVV-ë Fitore Pacolli e cila tha se deputetë që nuk votojnë për komisionin e fshehtë duhet të iu merret mandatet, Musliu tha se ajo duhet t’i kthejë 200 mijë eurot.

“Fitore Pacolli shpresoj që t’i ketë kthy 200 mijë euro , 110 të të vllaut dhe 100 të të dajës në fondin e shtetit, ajo nuk ka asnjë pikë moral që të flas për asgjë”, tha Musliu për RTV21.

Ajo këmbënguli se përgjegjësinë kryesore për “kapjen e shtetit e ka Albin Kurti”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fenerbahce tallet me milan in 68737eb4ebbda
Lajmi i mëparshëm

Fenerbahçe “tallet” me Milan-in

protestuan ne mbeshtetje te palestines arrestohen mbi 70 persona ne britani 68737fe07dead
Lajmi i radhës

Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani

Të fundit nga

ShkoLartë