Musliu – Statovcit: Të ftoj ta vizitosh fshatin Tushilë, atëherë e mëson kush i mbrojti kufijtë e Kosovës

Pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e shiut, ka shpërthyer edhe një debat mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitakut për shkëmbimin e territoreve.

Pas deklarata të tyre, deputetja Jeta Statovci ka dal në mbrojte të Presidentes Osmani.

Statovci përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur nënkryetaren e PDK-së Çitaku si ambasadore të ndarjes së Kosovës.

“E dëgjuam edhe ambasadoren e ndarjes teksa na mbajti fjalë për kufijtë e Republikës së Kosovës. “Presidentja Osmani i ka gjetë të gatshëm kufijtë e Republikës”, paska thënë Vlora”, ka shkruar deputetja.

Pas deklaratës së Statovcit, ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ku ka ftuar deputeten Statovci që t’i viziton fshatrat e Drenicës, të cilët janë vërshuar nga të reshurat ditëve të fundit.

“Zonja Jeta Statovci, kolege e nderuar, sa merresh me teori konspirative të ftoj qysh nesër ta vizitosh fshatin Tushile, ku gjatë luftës u strehuan mbi 30 mijë refugjatë e sot është rrënuar nga vërshimet! Në Tushile do ta mësosh të vërteten se kush i mbrojti kufijtë e Kosovës e kush është i gatshëm ti mbrojë edhe sot, nesër dhe sa herë të jetë nevoja!” – ka shkruar Musliu.

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e diel 22 janar 2023

Story i radhës

Makina me fëmijë kalon mbi një minë tokësore në rajonin e Mykolaiv

Të fundit nga