Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se në Lituani bashkë me nënkryetarën e Kuvendit, Saranda Bogujevci po marrim pjesë në takimin e Komitetit Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE), i cili mbledh rreth 60 anëtarë të Asamblesë.
Musliu-Shoshi tha se Lituania do të ketë presidencën e Komitetit të Ministrave, prandaj shkëmbimi i pikëpamjeve me Ministrin e Jashtëm, Gabrielius Landsbergis, ishte i rëndësisë së veçantë edhe për Kosovën.
“Ditën filluam me një mëngjes pune me Kryeministren e Lituanisë, znj. Ingrida Šimonyte, në kuadër të grupit Women Parliamentary Assembly of the Council of Europe. Lituania do të ketë PRESIDENCËN e Komitetit të Ministrave, prandaj shkëmbimi i pikëpamjeve me Ministrin e Jashtëm, z. Gabrielius Landsbergis, ishte i rëndësisë së veçantë edhe për Kosovën.
Debat do të ketë mbi raportet e hartuar që trajtojnë temat aktuale në Evropë me pjesëmarrje të Presidentit të Parlamentit të Gjeorgjisë dhe Zëvendëskryetarit të Komisionit të Venecias. Falënderim të veçantë Presidentit të APKiE-së, z.Theodoros Rousopoulos, dhe kryetares së Seimas, Viktorija Čmilytė-Nielsen”, ka thënë ajo.