Musliu për hulumtimin e “Reporting Diversity”: Konfirmon se mohimi i Masakrës së Reçakut vjen nga shërbimet serbe

February 5, 2023
1 minut lexim

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, së fundmi, deklaroi se edhe hulumtim i “Reporting Diversity Network 2.0“, ka ardhur në përfundim se mohimi i Masakrës së Reçakut ka nisur nga shërbimet serbe të inteligjencës dhe vazhdon të trumpetohet ende si i tillë.

“Hulumtimi, linkun e të cilit po e jap më poshtë, flet pikërisht për statusin që ne si #Octopus e bëmë më 15 janar. Hulumtimi është realizuar nga “Reporting Diversity Network 2.0” që u krijua dhe mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, Balkan Trust for Democracy, një projekt i fondit gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze në Beograd. https://www.reportingdiversity.org/troll-of-the-month…/ ”, shkroi ai në Facebook.

Musliu, më 15 janar të këtij viti, ka potencuar se mediat serbe po mundohen ta mohojnë Masakrën e Reçakut.

“Mohimi i Masakrës së Reçakut ka nisur nga shërbimet serbe të inteligjencës, dhe vazhdon të trumpetohet ende si i tillë. Edhe ky serbi, kryeredaktori i kësaj medie serbe, që emrin e ka “KOSOVOONLINE”, por që është krejt kundër Kosovës, sot paska mohuar këtë masakër. Milos Garic është bashkëpunëtor i BIA-s. Ok, se jeton në Beograd dhe ndez fitil në Kosovë. Por nuk mund ta kuptoj si lejohet një medie e tillë nga prokuroria e Kosovës, nga drejtësia e Kosovës të krijojë kësi të gënjeshtrash që kanë impakt nacional dhe internacional.”, ka shkruar Musliu.

Ndryshe, më 15 janar Kosova ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, në të cilën janë vrarë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker e kishte cilësuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit. Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak janë vrarë e masakruar barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Banorët e Bërxullës paralajmërojnë: Vetëm të vdekur do t’i marrin pronat tona

Story i radhës

I mërzitur për largimin e Efit – Luizi shpërthen në lot

Të fundit nga

​Kadri Veseli feston datëlindjen e 58-të

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e tij të pesëdhjetetetë. Ai u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. Dy vite

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë