Musliu: Kurti duhet të mbajë përgjegjësi për gënjeshtrat e rastit të Deharit

November 5, 2024
1 minut lexim

Deputetja e “Partisë Demokratike të Kosovës”, Ganimete Musliu është shprehur se rasti i Astrit Deharit është shpërfaqja e shëmtuar e kauzave demagogjike të Kurtit.

“Rasti i Astrit Deharit është shpërfaqja më e shëmtuar e kauzave demagogjike të Albin Kurtit”, deklaroi Musliu.

Deputetja Musliu ka deklaruar se pas pesë vitesh qeverisJe, pushteti aktual për këtë rast s’ka guxim ta thotë të vërtetën.

“Edhe pas pesë vitesh qeverisje të Albin Kurtit nuk janë vërtetuar akuzat dhe propagandën e tij, por nuk gjejnë kurajon për të thënë të vërtetën sepse ende synojnë ta përdorin si rast”, thotë Musliu.

Musliu thotë se familja Dehari e meritojnë të vërtetën e këtij rasti.

Sipas saj, Kurti duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen e mostrave të Deharit.

“Është shumë e dhimbshme dhe bashkëndjej me familjen, por ka ardhë koha që Albin Kurti të mbajë përgjegjësi për gënjeshtrat, akuzat, indoktrinimin e të rinjve, për humbjen e mostrave si dhe për zjarrin në institutin e mjekësisë ligjore. Astrit Dehari dhe familja Dehari meritojnë të vërtetën dhe qetësinë”, u shpreh Musliu.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Rrisni ritmin e reformave, po ju monitorojmë” – Paralajmërimet e ambasadorit të BE-së

Story i radhës

Gigi Hadid shfaqet me stil në paraqitjen e fundit

Të fundit nga

ShkoLartë