Musliu: Kjo ishte dita më e rëndë e imja në Kuvend, ende trishtohem kur e kujtoj

September 22, 2024
1 minut lexim

Ganimete Musliu thotë se votimi i Gjykatës Speciale në vitin 2015 ka qenë dita më e rëndë e saj si deputete në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e PDK-së tha në #Gjesi se “trishtohet” kur e kujton edhe sot atë moment, ndonëse vetë votoi kundër themelimit të kësaj gjykate.

“Dita më e rëndë në Kuvend dhe që unë ende sot sa herë më kujtohet trishtohem ka qenë dita kur ne e kemi votu Gjykatën Speciale, edhe pse unë personalisht i kam thënë jo asaj gjykate, unë kam votu kundër themelimit të Gjykatës Speciale, mirëpo ditën që e ka marrë miratimin në Kuvend, për mua mbetet, vazhdon të mbetet dita më e keqe gjatë gjithë karrierës sime”, tha Musliu.

Ndër ditët më të mira në Kuvend, ajo e cilësoi votimin për ushtrinë e Kosovës dhe zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Katër zakone për një lidhje të lumtur

Story i radhës

Ervin Salianji: Në mbështetje të tregtarëve dhe banorëve për të përshkallëzuar protestat dhe revoltën e tyre

Të fundit nga

ShkoLartë