Musliu: E djathta ekstreme në Evropë, rrezik për Ballkanin

July 28, 2023
1 minut lexim

Instituti për Studime të Luftës Hibride OCTOPUS ka mbajtur konferencën e titulluar “Ngritja e së djathtës ekstreme në Evropë dhe Ballkan: Sfondi historik, ideologjia, ndikimi politik dhe potenciali i rritjes”.

Drejtori i këtij Instituti, Agim Musliu, tha se fokusi i OCTOPUS është studimi dhe analizimi i luftës hibride, duke përfshirë taktikat, strategjitë dhe implikimet e mundshme për sigurinë në rajon dhe më gjerë.

“Është një temë që është shumë aktuale dhe ka shumë autorë që e përpunojnë dhe e theksojnë. Është një nga problemet më të mëdha të demokracisë në përgjithësi. Si e tillë për rrënimin e demokracive evropiane sidomos me ndikim të madh në Ballkan sepse dihet që vendet që s’kanë industri të zhvilluar është shumë më lehtë të penetrohet ky ekstrem i djathtë që nuk i shërben demokracisë”, tha Musliu, raporton rtk.

Musliu thotë se viteve të fundit ka pasur një rritje të konsiderueshme të aktivitetit të grupeve të krahut të së djathtës ekstreme në Serbi.

Në mes tjerash u tha se e djathta ekstreme evropiane njihet për lidhjet tradicionale me Kremlinin e që streha permanente vazhdon të jetë Serbia.

Hulumtuesi i Lartë në këtë Institut, Taulant Elshani tha se përhapja e gënjeshtrave, nxitja e urrejtjes e dhunës, përgënjeshtrimi dhe paraqitja e institucioneve të Kosovës si jo stabile janë pjesë e këtyre agjendave.

“Lidhjet historike politike kulturore dhe interesat gjeo-strategjike mes Serbisë e Rusisë shërbejnë si bosht që ky ekstremizëm të gravitojë. Kjo shërben si ombrellë për financim, mbështetje dhe minim të krebilitetit të shteteve demokratike. Serbia i përdor këto në mënyrë që narrativa e vërtetë për historinë e Kosovës të ndikohet aq sa mundet”, u shpreh Elshani.

Panelistë në këtë konferencë janë personalitete nga Mali i Zi dhe Serbia. Kjo është konferenca e parë e këtij Instituti të sapo themeluar.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ana Kabashi mahnit me linjat trupore në bikini

Story i radhës

Rossi zgjeron biznesin, personalizon dhe shet fanellat e titujve të tij

Të fundit nga

ShkoLartë