Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka thënë se bujqit nuk do t’i marrin subvencionet e Qeverisë para muajit tetor.
Ajo në Facebook shkruan se këtë përgjigje e ka marrë nga ministri i bujqësisë, Faton Peci.
“Procesi i korrje-shirjes me të gjitha paknaqësitë e bujqëve ka përfunduar dhe tani jemi në javën e fundit të korrikut. Duke pas parasyshë rritjen e çmimeve dhe shpenzimet e shumta të bujqëve sot u interesova të di se kur do ti marrin bujqit subvencionet për grurë.
Në bazë të përgjigjejes qe mora nga Miistri nuk pritet qe bujqit ti marrin subvencionet para muajit tetor”, shkruan deputetja e PDK-së.