“Muskujt e Ramos nuk mbajnë më”

February 5, 2022
1 minut lexim

Dy sezonet e fundit kanë qenë tejet të vështirë për Sergio Ramos.

Mbrojtësi, një nga më të mirët në rolin e tij, ka vuajtur dëmtimet muskulore të cilat nuk e kanë lejuar të aktivizohet me vazhdimësi, ndërsa verën e kaluar mbeti edhe jashtë Euro 2020. Sakaq, shpresat ishin që Ramos të rikthehej në versionin e tij më të mirë te PSG, por edhe në Francë shqetësimet nuk e kanë lejuar të shfaqet rregullisht në fushë me parisienët.

Deri më tani, në harkun e tetë muajve prej kur është në Francë, 35-vjeçari ka zbritur në fushë në pesë ndeshje dhe nga këto vetëm dy i ka luajtur si titullar. Ndërkaq, për situatën e Ramos ka folur edhe ish-mjeku i kombëtares së Francës, Marcel Ferret, i cili thekson se aktiviteti i mbrojtësit në këto 19 vite karrierë ka bërë që muskujt e lojtarit të dobësohen.

“Dëmtimet muskulore në pjesën e pulpës së këmbës janë shumë të bezdishme dhe nuk mund të parashikohet koha e rikuperimit. Pa u futur në shumë detaje anatomike, duhet konsideruar që plakja e muskulit si dhe goditjet e marra në këto 19 vite karrierë, i kanë dëmtuar pulpat e tij”, u shpreh mjeku Ferret.

Sakaq, sipas prestigjiozes L’Equipe, nuk është për t’u përjashtuar mundësia që Ramos të marrë vendimin ekstrem për t’u tërhequr nga futbolli në fundin e këtij sezoni, gjithnjë nëse do të vazhdojë të ketë shqetësime me dëmtimet muskulore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arjola bën rrëfimin prekës: U detyrova të rrëmbej vajzën time, më refuzoi për 1 vit

Story i radhës

Policia jep detaje, ja kush është viktima që u gjet i djegur brenda një automjeti në Elbasan

Të fundit nga

ShkoLartë