musk nuk duhet te kete tarifa mes shba se dhe evropes 67f18e3a328eb

Musk: Nuk duhet të ketë tarifa mes SHBA-së dhe Evropës

April 5, 2025
1 minut lexim

Këshilltari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Elon Musk, deklaroi sot se shpreson të krijohet një zonë tregtare pa tarifa midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Musk gjatë një video-lidhje në Kongresin Freedom of Speach, të partisë së Matteo Salvini në Firencë të Italisë, tha se krahas heqjes së detyrimeve doganore duhet të mundësohet edhe lëvizja më e lehtë e njerëzve ndërmjet dy kontinenteve.

“Shpresoj se ata do të bien dakord që si Evropa ashtu edhe SHBA të lëvizin, të paktën sipas mendimit tim në mënyrë ideale, drejt një sistemi pa tarifa, i cili në thelb do të krijonte një zonë të tregtisë së lirë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut. Unë jam gjithashtu në favor të më shumë lirisë për njerëzit që të lëvizin midis Evropës dhe Amerikës së Veriut nëse ata duan të punojnë në Evropë ose Amerikë. Kjo do të ishte këshilla ime për presidentin,” tha Musk.

Elon Musk ka kritikuar rregulloret e BE-së, duke thënë se ato po mbysin sipërmarrjen dhe se për shkak të rregulloreve strikte, Evropa nuk është vend i mirë për të filluar një biznes të ri, raporton KosovaPress.

Kjo duket të jetë deklarata e parë e Musk për tarifat pasi Trump prezantoi ato më 2 prill për 185 vende të botës, një pjesë e të cilave hyri sot në fuqi, ndërsa pjesa tjetër prej datës 9 prill. Në mesin e vendeve me tarifa janë edhe Kosova e Shqipëria, me nga 10 për qind.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

a do te paguanit 2300 dollare per nje iphone pas tarifave te trump 67f18b9d60b9a
Story i mëparshëm

​A do të paguanit 2300 dollarë për një iPhone pas tarifave të Trump?

ne nominim per finalisten e pare rozana dhe gerta komentojne emocionet jemi ne ethe 67f1901858a3a
Story i radhës

Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Jemi në ethe!

Të fundit nga

Ancelotti paralajmëron Arsenalin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti pranoi se shanset e skuadrës së tij për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve janë të vogla pas një disfate 3-0 ndaj Arsenalit të
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë