Musk kërcënon me anulim të marrëveshjes për blerjen e Twitter

June 6, 2022
1 minut lexim

Elon Musk ka akuzuar Twitter se refuzon të ofrojë informacion të saktë për numrin e llogarive të rreme të përdoruesve ndërsa manjati i Tesla ka kërcënuar me anulim të marrëveshjes 44 miliardë dollarëshe.

Vazhdimisht Musk ka kërkuar të dhëna për blerjen e Twitter duke mos hedhur poshtë edhe uljen e vlerës së saj.

Rrjeti social në mënyrë të herëpashershme është shprehur se llogaritë e rreme përbëjnë vetë 5% të përdoruesve ditorë por nuk ka dhënë asnjë detaje më tepër.

Në mesin e muajit Maj Musk tha se do të ndërpriste përkohësisht blerjen derisa Twitter të ofronte informacionet që po kërkonte.

Musk është shprehur pranë autoriteteve Amerikane se Twitter kishte rezultuar me shkelje të procedurave të blerjes duke mos dhënë informacione të bollshme lidhur me llogaritë spam ose të rreme. /CIO Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

DASH: Vendimi për të penguar udhëtimin e Lavrovit, pasqyron angazhimin për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse

Story i radhës

Haradinaj ndan medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet” për Harry Bajraktarin

Të fundit nga

ShkoLartë