Musk eksploron idenë e një Twitteri me pagesë

November 8, 2022
1 minut lexim

Elon Musk, pronari i ri Twitter, ka konsideruar ta bëjë Twitter-in plotësisht me pagesë sipas një raporti të Platformer.

Platformer tha se dihet sesa serioze janë planet për vendosjen e një “muri” me pagesë por tregon se Musk është duke eksploruar mënyra sesi të gjenerojë të ardhura nga platforma që bleu për 44 miliardë dollarë.

Kohët e fundit ai tha se Twitter kishte vënë re një rënie masive të ardhurat ndërsa disa reklamues kanë ndërprerë shpenzimet.

Një “mur” me pagesë në mbarë platformën mund të jetë lëvizja më e fundit për të gjeneruar të ardhura për Twitter.

Gjithashtu ai ka zbuluar një seri idesh për procesin e ri të verifikimit të përdoruesve për Twitter përmes abonimit me pagesë Twitter Blue duke shkaktuar konfuzion.

Në disa postime Musk kishte thënë se do tu jepte “pushtetin” njerëzve duke ofruar verifikim përmes Twitter Blue për 8 dollarë në muaj.

Ai tha se ata që abonohen do të kenë prioritet në @përmendjet(mentions), replika dhe kërkim si dhe të shohin vetëm gjysmën e reklamave.

Ndryshimet e reja të Twitter filluan të bëhen të disponueshme në platformë ditën e Shtunë për disa përdorues por raportohet se disa prej planeve janë shtyrë.

CEO i Tesla dhe SpaceX bleu Twitter për 44 miliardë dollarë muajin e kaluar dhe impakti i tij u ndje menjëherë. Ai shkarkoi CEO, CFO dhe shumë ekzekutivë të tjerë të ekipeve ligjore, të politikave të moderimit të përmbajtjeve.

Pak ditë më vonë Twitter do të përgjysmonte stafin. /CIO Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Konsumoni dy kivi në ditë, si ndikojnë në organizmin tuaj

Story i radhës

“Sa ka vjedhur Edi Rama, nuk gjen një tjetër në 110 vite shtet”- Berisha thirrje për protesta

Të fundit nga

ShkoLartë