Musk do të formojë një këshill për moderimin e përmbajtjeve të Twitter

min lexim

Twitter nuk do të nxitohet me ndryshime madhore të politikave të moderimit të përmbajtjeve tani që Elon Musk ka në pronësi kompaninë.

Vetë Musk tha se rrjeti social do të formojë një këshill moderimi me anëtarë të cilët kanë pikëpamje të ndryshme. Nuk do të ketë asnjë lëvizje të madh në vendimet e marra deri më sot për moderimin e përmbajtjeve apo të anulohen përjashtime të mëhershme tha sipërmarrësi.

Musk nuk ka emëruar ende anëtarët e këshillit e as ofruar informacione rreth krijimit të tij.

Shefi i Tesla ka premtuar ndryshime substanciale ndaj politikave të moderimit të Twitter siç është ulja e masave apo kufizimi i përjashtimeve të përhershme si ai i Donald Trump.

Sipas Musk këshillit do ti duhet kohë deri në implementimin e qasjes së re. Kjo nuk do të thotë se Musk po përpiqet ti shmanget të gjitha premtimeve të bëra apo masave drastike.

Ai tashmë ka pushuar nga puna disa ekzekutivë përfshirë shefin e politikave të përmbajtjeve Vijaya Gadde. Nëse apo kur këshilli do të mbërrijë, kritikë do të jenë duke e ndjekur nga afër. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dy të vdekur pas të shtënave në jug të Londrës

Story i radhës

Arsyet pse njerëzit kanë frikë të bien në dashuri

Të fundit nga