musk deklarohet pasi u raportua se x eshte jashte funksionit po fle me serverat 68332251d53cc

Musk deklarohet pasi u raportua se X është jashtë funksionit: Po fle me serverat

May 25, 2025
1 minut lexim

Pasi platforma X pati përsëri probleme me funksionimin e saj në mbarë botën, foli edhe pronari i saj, Elon Musk.

Platforma X po përjetonte probleme me performancën dje, me përdorues në të gjithë botën që raportonin vështirësi në hyrje, ngarkim përmbajtjeje dhe dërgim mesazhesh.

Problemet u shfaqën si në desktop ashtu edhe në aplikacionet mobile të X.

Elon Musk foli hapur në X pasi shumica e problemeve u zgjidhën.

“Jam rikthyer të kaloj 24/7 në punë dhe të fle në dhoma konferencash, dhoma serverash ose fabrika”, tha Musk në postim.

X konfirmoi se shkaku i problemit ishin problemet teknike me qendrën e të dhënave.

Pati një zjarr në njërën nga qendrat e të dhënave pranë Portlandit, gjë që mund të kishte ndikuar në stabilitetin e shërbimit.

Kjo ishte ndërprerja e dytë e madhe e X-it në vetëm 24 orë. Incidenti i parë u regjistrua të enjten, kur, sipas një njoftimi zyrtar nga ekipi i inxhinierisë së X, pati një defekt në qendrën e të dhënave.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

spinacola ju tregoj tri ndeshjet qe na dhane shume besim 6833215d1b3f8
Story i mëparshëm

Spinacola: Ju tregoj tri ndeshjet që na dhanë shumë besim

rutte perballet me testin e pare te madh ne nato 683324e4a1af8
Story i radhës

Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë