Murtezani takon eurodeputetin Kyçyk

1 minut lexim

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, është takuar me eurodeputetin bullgar dhe raportuesin për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Ilhan Kyçyk. Ai për momentin është edhe kryesues i Komisionit për Çështje Ligjore, anëtar i grupit parlamentar “Renew Europe”. Në njoftimin e kabinetit të ministrit shkruhet se Murtezani e ka falënderuar për mbështetjen konsistente parimore të Parlamentit Evropian në kontekst të politikës së zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut përmes dialogut Zhan Mone. Nga ana tjetër, siç shkruhet në komunikatë, eurodeputeti Kyçyk, ka riafirmuar mbështetjen e fuqishme për avancimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së dhe theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm dhe angazhimit konstruktiv si në nivel bilateral ashtu edhe në nivelin evropian. “Në takim u diskutuan edhe mundësitë për përforcimin e dialogut bilateral, me theks në zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, shkruhet në njoftim .

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Paralajmëron eksperti: Vuçiqi do të përdor gjithçka për eskalim të situatës në Ballkan

Story i radhës

Sa para më shumë do të marrin pensionistët? Eksperti analizon fondet dhe skemën e pensioneve

Të fundit nga