Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Muryezani ka zhvilluar takim me u.d ambasadorin e Polonisë në Shkup, Mariush Brimora.
“Sot pasdite kishim bisedë pozitive dhe produktive me Mariush Brimora, ushtrues detyre ambasador i Polonisë në vendin tonë. Biseduam për rrugën tonë drejtë BE-së dhe çfarë mund të ndërmarrim si përvojë dhe udhëzim nga Polonia. Dyert janë të hapura për bashkëpunim dhe miqësi. Mbështetja nga vendet anëtare të BE-së është jashtëzakonisht e rëndësishme në rrugën tonë”, ka shkruar Murtezani në Facebook.
Burimi: alfax.mk