murtezani rmv ka siguruar 52 milion euro nga agjenda reformuese e be se 67e16de57a0ff

Murtezani: RMV ka siguruar 52 milion euro nga Agjenda Reformuese e BE-së

March 24, 2025
1 minut lexim

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, ka informuar se Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon e cila arkëtoi këstin e parë prej 52.4 milionë euro nga Agjenda Reformuese sipas planit për rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor – dëshmi për përkushtimin tonë ndaj reformave.

“Ky është vetëm hapi i parë nga mbështetja financiare prej 750 milionë euro nga BE-ja – investim i cili na afron deri te standardet evropiane dhe sjell jetë më të mire për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Murtezani.

Ai ka informuar gjithashtu se një javë më parë RMV ka dorëzuar kërkesën për lirimin e 17.1 milionë euro për hapa konkretë të reformave.

Sipas tij, qeshor është paraparë kërkesë e re për 70.6 milionë euro.

“Në Raportin Vjetor deri te Komisioni Evropian, i prezantuam qartë rezultatet e arritura të deri tanishme dhe planet ambicioze në ekonomi, sundimin e ligjit, digjitalizimin dhe tranzicionin e gjelbër.
Vazhdojmë me punë”, ka nënvizuar Murtezani.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ylli i emily in paris shihet ne pushime seksi topless ne meksike pa te fejuar 67e169b4032c8
Story i mëparshëm

Ylli i Emily in Paris shihet në pushime seksi topless në Meksikë pa të fejuar

komuna e tetoves ndan 1 200 000 denare per familjaret e viktimave dhe te te lenduareve te tragjedise ne kocan 67e16de8582f7
Story i radhës

Komuna e Tetovës ndan 1 200 000 denarë për familjarët e viktimave dhe të të lënduarëve të tragjedisë në Koçan

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë