Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani ka mbajtur fjalim në sesionin përfundimtar të punëtorisë për komunikim dhe vizibilitet të reformave të mbështetura nga Bashkimi Evropian.
“Konsideroj se komunikimi nuk është vetëm mjet, por përmes njoftimit transparent dhe në kohë, ajo paraqet pjesë jetike të përafrimit tonë me BE-në.
Detyra jonë është që qytetarët t’i njohin përfitimet nga reformat, të cilat sjellin standard më të mirë jetësor, vende të reja pune dhe më shumë mundësi për të gjithë qytetarët.
Veçanërisht më vjen mirë që ngjarja tregoi rëndësinë e koordinimit institucional dhe përkushtimit të përbashkët kundër dezinformimit dhe euroskepticizmit.
Falënderoj të gjithë të pranishmit për energjinë, njohurinë dhe idetë të cilat i ndanë dhe u uroj vazhdim të suksesshëm të punës”, ka thënë Murtezani.
Burimi: alfax.mk