Murtezani: Duhet të mbrojmë procesin e anëtarësimit në BE nga bilateralizimi

December 28, 2024
min lexim

Duhet ta mbrojmë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) nga bilateralizimi sepse tani është problem edhe i Unionit, pohon ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA. Deklarata e tij vjen pas fjalimit të kryetares Gordana Siljanovska Davkova në Kuvend, në të cilën ajo theksoi se ekziston rrezik serioz që precedentët të kthehen në praktikë.

“Bilateralizimi i procesit të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian jo vetëm që po bëhet problem për vendet kandidate, por po fillon të bëhet problem serioz edhe për vetë Unionin, veçanërisht tani që gjatë mbylljes së kapitujve të Malit të Zi, edhe Kroacia njoftoi disa bllokime. Gjithashtu, edhe për vende të tjera kandidate janë paralajmëruar disa bllokada, dhe bilaterizimi i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk dëmton vetëm vendet kandidate, por edhe vetë Bashkimin Evropian”, thotë Murtezani.

Ai pohon se institucionet evropiane janë të vetëdijshme për këto probleme dhe i dëgjojnë me vëmendje argumentet e RMV-së.

“Në disa raste, së bashku me kryeministrin jemi përpjekur të shpjegojmë se angazhimet e marra në lidhje me zbatimin e ndryshimeve kushtetuese qëndrojnë si të tilla, ka vullnet politik dhe vullnet për t’i kryer ato, por ne duhet ta mbrojmë procesin nga bilateralizimi i mëtejshëm, veçanërisht për një arsye shtesë sepse dizajnimi i procesit të anëtarësimit është gjatë zbatimit të disa reformave dhe standarde evropiane”, thotë Murtezani për MIA.

Sipas tij, nuk ka kuptim nëse këtë proces e shtyjmë në bazë të ngjarjeve të caktuara historike në shekujt XI, XII apo XIII. Ai shpreson se zgjedhjet e fundit në Bullgarinë fqinje do të rezultojnë në një qeveri politike solide e të qëndrueshme për t’u ulur për të biseduar, sepse marrëveshjet dypalëshe krijojnë detyrime për të dyja palët.

“Dhe me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi, Bullgaria është e detyruar të na mbështesë, jo të na bllokojë”, shton ai.

Komisionerja e re evropiane për zgjerimin, Marta Kos, në një deklaratë për mediat pas miratimit të përbërjes së re të Komisionit Evropian më 27 nëntor, tha se pret që Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën.

“Kjo është diçka që presim. Asgjë më pak, asgjë më shumë. Besoj se është e mundur dhe, pas kësaj, me të vërtetë të përshpejtojmë procesin”, theksoi Kos.

Konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, Maqedonia e Veriut e mbajti më 19 korrik 2022. Për të mbajtur konferencën e dytë dhe për të filluar hapjen e kapitujve, parlamenti i RMV-së duhet të miratojë ndryshimet kushtetuese, me të cilat bullgarët do të përfshihen në Preambulë.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sondazhet ‘tronditëse’, veprimtari nga Gjermania ‘shpërthen’ ndaj opozitës – paralajmëron fitore të Kurtit me 9 shkurt!

Të fundit nga

ShkoLartë