Muriqi realizon sërish për Mallorcan

1 minut lexim

Vedat Muriqi ka realizuar edhe golin e gjashtë në LaLiga. Kjo ka ndodhur në ndeshjen e sontme ku Mallorca ka barazuar me Espanyolin.

Ndeshja është mbyllur me rezultatin 1-1. 

Të parët në epërsi kanë kaluar vendasit në minutën e dyzet e tetë, kur Muriqi ka realizuar një gol, të cilin për nga stili i realizimit shumëkush e ka krahasuar me mënyrën e shënimit të Zlatan Ibrahimovic. 

Mysafirët e kanë barazuar rezultatin njëzet minuta para fundit të ndeshjes nëpërmjet Lazo.

Mallorca gjendet në pozitën e dymbëdhjetë në tabelë, kurse Espanyol në atë të trembëdhjetë. 

Muriqi ka gola më shumë se fituesi i “Topit të Artë” i Real Madridit, Karim Benzema, i cili deri tash i ka realizuar pesë.

Lewandowski i Barcelonës i prinë listës së golashënuesve me dymbëdhjetë gola..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

‘E arrestuan pasi ngacmoi 16-vjeçaren’, flet ish-konkurenti i Përputhen pas ‘daljes nga burgu’

Story i radhës

Punime në rrjet, KEDS: Këto janë vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Të fundit nga