Vedat Muriqi ka rilindur në Mallorca.
Pas një periudhe jo të mirë te Lazio, Vedat Muriqi e ka rigjetur formën e tij dhe është duke e kaluar sezonin më të mirë të karrierës.
28-vjeçari shënoi edhe këtë të premte gol për Mallorcan, në barazimin 1:1 me Espanyolin në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga.
Për Muriqin ishte ky goli i gjashtë në elitën e futbollit spanjoll, pas dhjetë paraqitjeve.
Pas ndeshjes së mbrëmshme ka ardhur edhe reagimi nga ylli tonë.
“Ndeshja e djeshme duhej të ishte e jona. Le të vazhdojmë të luftojmë dhe përmirësohemi së bashku”, shkroi Muriqi.