Sonte me fillim nga ora 21:30 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Mallorcas dhe Atletico Madridit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 14 të La Ligas.
Ylli kosovar dhe sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi do të synojë sot që të vazhdojë formën fantastike në të cilën po kalon, dhe të kërkojë me çdo kusht golin e radhës në kampionatin spanjoll.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Mallorca e mposhti Villarrealin si mysafire me rezultat solid 2:0, ku Muriqi ishte protagonist me një gol dhe një asistim.
Në anën tjetër, Atletico Madridi nuk arriti të arkëtoj më shumë se një pikë në ndeshjen e fundit, pasi që barazoi 1:1 me skuadrën e Espanyolit.
Momentalisht, Mallorca gjendet në vendin e 12 në La Liga në kuotën e 16 pikëve, tetë sosh më pak se Atletico Madridi që zë vendin e katërt në tabelë.
Muriqi pritet ta udhëheqë sulmin e sotëm të Mallorcas, dhe në rast se arrin t’i shënojë edhe Atletico Madridit, sulmuesi kosovar do të ngjitej në kuotën e tetë golave në La Liga.