Vedat Muriqi ishte lojtari kyç i Mallorcas në fitoren 3:2 ndaj Athletic Bilbaos.
Muriqi dhuroi asist në golin e dytë dhe bëri pasimin kyç te goli i fitores.
Fatkeqësisht, goli i tretë u regjistrua si autogol i portierit Unai Simon dhe kësisoj zhvlerësohet asisti i dytë i sulmuesit shqiptar.
Vedat Muriqi e theu një tjetër rekord në ndeshjen e sontme. Ai e barazoi rekordin me futbollistin serb, Boshko Jankovic.
Sulmuesi shqiptar është lojtari i parë i Mallorcas që përfshihet në një gol në secilën nga dy ndeshjet e tij të para në La Liga (një gol dhe një asist) që nga futbollisti serb, Boshko Janković në shtator 2006 (dy asistime).
Me këtë fitore, Mallorca ngjitet në vendin e 15-të në tabelë me 26 pikë, duke i ikur për gjashtë pikë zonës së rrezikshme.
Në anën tjetër, Athletic Bilbao mbetet i teti me 34 pikë gjithsej.