Si pasojë reshjeve të sotme të shiut disa fshatra në Podujevë janë prekur nga vërshimet.
Gjendje më e rënduar nga vërshimet në këtë komunë janë fshatrat Murgull dhe Repë.
Pas reshjeve të shiut, vërshime ka edhe në Podujevë, ku kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi, doli vetë në terren për ta parë gjendjen.
Tash për tash nuk dihet dëmi i shkaktuar si rezultat i reshjeve të shumta të shiut në Komunën e Podujevës, por mendohet se shumë shtëpi, biznese, toka bujqësore kanë pasur dëme të konsiderueshme.